Dhikri i mëngjesit

الْحَمْدُ لِلَّهِ وَحْدَهُ، وَالصَّلَاةُ وَالسَّلَامُ عَلَى مَنْ لَا نَبِيَّ بَعْدَهُ

Elḥamdu lil-lãhi waḥdeh, weṣ-ṣalãtu wes-selãmu ‘alã men lã nebijje ba’ëdehu.

Lavdia i takon Allahut, i Cili është i Vetëm. Salavati (lavdërimi i Allahut) dhe selami (paqja) qofshin për Nebijj-in (Lajmësin) e fundit, pas të cilit s’ka lajmës tjetër.

1 herë

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.

I mbështetem Allahut të më mbrojë nga shejtani i mallkuar.

1 herë

اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الـْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

All-llãhu lã ilãhe il-lã huwel Ḥajjul Ḳajjũm. Lã te’ḣudhuhu sinetun we lã newm. Lehu mã fis-semãwãti we mã fil erḍ. Men dhel-ledhĩ jeshfe’u ‘indehu il-lã bi idhnihi. Ja’ëlemu mã bejne ejdĩhim we mã ḣalfehum, we lã juḥĩṭũne bi shej’in min ‘ilmihi il-lã bimã shãe. Wesi’a kursijjuhus-semãwãti wel erḍa, we lã je’ũduhu ḥifḍhuhumã we huwel ‘Alijjul ‘Aḍhĩm.

Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje! Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që u ka ndodhur krijesave në të shkuarën dhe çdo gjë që u ndodh në të ardhmen, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!

1 herë

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ ۞ قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ ۞ اللَّهُ الصَّمَدُ ۞ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ ۞ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ ۞ قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ۞ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ۞ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ۞ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ ۞ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ ۞ قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ۞ مَلِكِ النَّاسِ ۞ إِلَهِ النَّاسِ ۞ مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ ۞ الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ ۞ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Ḳul huwall-llahu ehad, All-llahus-Samed, lem jelid we lem juled, we lem jekun lehu kufuwen ehad.

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Kul e’udhu bi rabbil felek, min sherri ma ḣalek, we min sherri gasikin idha wekab, we min sherrin-neffathati fil ‘ukad, we min sherri hasidin idha hased.

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Ḳul e’udhu bi rabbin-nas, Melikin-nas, Ilahin-nas, min sherril weswasil ḣan-nas, el-ledhi juweswisu fi ṣudurin-nas, minel xhinneti wen-nas.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Thuaj: “Ai, Allahu është Një! Allahu është Eṣ Ṣamedu (Ai, të Cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre). Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Atë!”

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, dhe nga sherri i natës, kur bie terri, dhe nga sherri i magjistarëve, që fryjnë në nyje magjie, dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Thuaj: “Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i shejtanit ngacmues që fshihet (kur përmendet Allahu), e që hedh të liga e dyshime në gjoksin e njerëzve, (qoftë ai shejtan) prej xhindëve apo njerëzve!”

3 herë

أَصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، رَبِّ أَسْأَلُكَ خَيْرَ مَا فِي هَذَا الْيَوْمِ وَخَيرَ مَا بَعْدَهُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا فِي هَذَا الْيَوْمِ وَشَرِّ مَا بَعْدَهُ، رَبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكَسَلِ وَسُوءِ الْكِبَرِ، رَبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابٍ فِي النَّارِ وَعَذَابٍ فِي الْقَبْرِ.

Aṣbaḥnã we aṣbaḥal mulku lil-lãh , welḥamdu lil-lãhi, lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku, we lehul ḥamdu, we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.
Rabbi es’eluke ḣajra mã fĩ hãdhel jewmi, we ḣajra mã ba’ëdehu , we e’ũdhu bike min sherri mã fĩ hãdhel jewmi, we sherri mã ba’ëdehu, Rabbi e’ũdhu bike minel keseli, we sũil kiber, Rabbi e’ũdhu bike min ‘adhãbin fin-nãri, we ‘adhãbin fil ḳabri.

U gdhimë dhe ndërkohë ne jemi në dorë të Allahut! I gjithë sundimi i përket Allahut dhe e gjithë lavdia i takon Atij! Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe Lavdia! Ai është i fuqishëm për çdo gjë!
O Zoti im! Unë të kërkoj të mirën që do të krijohet dhe do të ndodhë në këtë ditë, dhe të mirën që do të krijohet në ditët e tjera pas saj! Ty të lutem të më mbrosh nga sherri i gjithçkaje që ndodh në këtë ditë dhe sherri i gjithçkaje në ditët pas saj! O Zoti im! Kërkoj të më ruash nga përtacia, dhe pleqëria e keqe (si matufosja etj.)! O Zot im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi në Zjarr dhe dënimi në varr!

1 herë

اللَّهُمَّ بِكَ أَصْبَحْنَا، وَبِكَ أَمْسَيْنَا، وَبِكَ نَحْيَا، وَبِكَ نَمُوتُ وَإِلَيْكَ النُّشُورُ.

All-llãhumme bike aṣbaḥnã, we bike emsejnã , we bike naḥjã, we bike nemũtu, we ilejken-nushũr.

O Allah! U gdhimë duke qenë nën kujdesin Tënd dhe u ngrysëm nën kujdesin Tënd! Ti na ngjall dhe Ti na vdes, dhe pas ringjalljes, tek Ti do të kthehemi!

1 herë

اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ، وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ، وَأَبُوءُ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنوبَ إِلَّا أَنْتَ.

All-llãhumme Ente Rabbĩ, lã ilãhe il-lã Ente, ḣalaḳtenĩ we ene ‘abduke, we ene ‘alã ‘ahdike we wa’ëdike mesteṭa’ëtu, e’ũdhu bike min sherri mã ṣana’ëtu, ebũ’u leke bi ni’ëmetike ‘alejje, we ebũ’u bi dhenbĩ, feġfir lĩ fe innehu lã jeġfirudh-dhunũbe il-lã Ente.

O Allah! Ti je Zoti im! Askush nuk meriton të adhurohet, përveç Teje! Ti më krijove dhe unë jam robi Yt! Unë do t’i qëndroj besnik besës dhe premtimit që të kam dhënë, sa të mundem! Kërkoj që të më mbrosh nga e keqja që vjen si pasojë e asaj që kam bërë! Të jam mirënjohës për të gjitha mirësitë që më ke bërë dhe i pranoj gjynahet e mia, prandaj më fal, sepse, në të vërtetë, gjynahet nuk i fal askush tjetër, përveç Teje!

“Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të Xhennetit, poashtu edhe në mëngjes” Buhariu 7/150

1 herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَصْبَحْتُ أُشْهِدُكَ، وَأُشْهِدُ حَمَلَةَ عَرْشِكَ، وَمَلَائِكَتَكَ، وَجَمِيعَ خَلْقِكَ، أَنَّكَ أَنْتَ اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ وَحْدَكَ لَا شَرِيكَ لَكَ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُكَ وَرَسُولُكَ.

All-llãhumme innĩ aṣbaḥtu ushhiduke, we ushhidu ḥamelete ‘arshike, we melãiketeke, we xhemĩ’a ḣalḳike, Enneke Entall-llãhu lã ilãhe il-lã Ente, waḥdeke lã sherĩke Leke, we enne Muḥammeden ‘abduke we rasũluke.

O Allah! Unë u gdhiva duke të pasur Ty si dëshmitar, mbajtësit e arshit Tënd, melekët e Tu dhe të gjitha krijesat e Tua për faktin se unë pohoj që Ti je Allahu, se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, se Ti je i Vetëm, i Pashoq, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari Yt

Pejgamberi ﷺ thotë: “Kush e thotë këtë dhikër katër herë kur gdhin ose kur ngryset, Allahu e shpëton nga Zjarri”.Shënon Ebu Davudi dhe të tjerë. Ibn Bazi e vlerëson si të mirë senedin me të cilin e sjell Ebu Davudi.

4 herë

اللَّهُمَّ مَا أَصْبَحَ بِي مِنْ نِعْمَةٍ أَوْ بِأَحَدٍ مِنْ خَلْقِكَ فَمِنْكَ وَحْدَكَ لَا شَرِيكَ لَكَ، فَلَكَ الْحَمْدُ وَلَكَ الشُّكْرُ.

All-llãhumme mã aṣbaḥa bĩ min ni’ëmetin ew bi eḥadin min ḣalḳike, fe minke waḥdeke lã sherĩke leke, fe lekel-ḥamdu, we lekesh-shukru.

O Allah! Çdo mirësi (qoftë dynjaje a ahireti) me të cilën unë jam gdhirë ose me të cilën është gdhirë ndonjë krijesë Jotja, është vetëm prej Teje! I Pashoq je Ti! Ty të takon e gjithë lavdia dhe Ty të takon mirënjohja!

1 herë

اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَدَنِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي سَمْعِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَصَرِي، لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ. اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكُفْرِ، وَالفَقْرِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ القَبْرِ، لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ.

All-llãhumme ‘ãfinĩ fĩ bedenĩ, All-llãhumme ‘ãfinĩ fĩ sem’ĩ, All-llãhumme ‘ãfinĩ fĩ beṣarĩ! Lã ilãhe il-lã Ente, All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike minel kufri wel faḳri, we e’ũdhu bike min ‘adhãbil ḳabri, lã ilãhe il-lã Ente.

O Allah më jep shëndet në trupin tim, në të dëgjuarit tim dhe në shikimin tim. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. O Allah! Më ruaj nga kufri dhe varfëria! Më ruaj nga dënimi i varrit. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje

Ebu Davudi 4/324, Ahmedi 5/42 dhe Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr:22, Ibën Sunnijj nr: 69 dhe Buhariu në “El-Edeb-El-Mufred”, senedin e këtij hadithi dijetari Ibën Bazi në librin e tij “Tuhfetul-Ahjar” fq.26 e ka bërë të mirë (hasen).

3 herë

حَسْبِيَ اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ عَلَيهِ تَوَكَّلتُ وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ.

Ḥasbijall-llãhu lã ilãhe il-lã huwe, ‘alejhi tewekkeltu we huwe rabbul ‘arshil ‘aḍhĩm.

Më mjafton Allahu për rregullimin dhe mbarëvajtjen e punëve! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij! Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i arshit madhështor!

Kush e thotë këtë në mëngjes dhe në mbrëmje shtatë herë i mjafton për atë që e brengos çështja e kësaj bote dhe e ahiretit.

Ibën Sunnijj hadithi nr:71, merfu dhe Ebu Davudi mevkuf 4/321. Isnadin e këtij hadithi e kan bërë të vërtetë Shuajb dhe Abdulkadër Arnauti “Zadul-Me’ad” 2/376

7 herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ: فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي، وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي، وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَينِ يَدَيَّ، وَمِنْ خَلْفِي، وَعَنْ يَمِينِي، وَعَنْ شِمَالِي، وَمِنْ فَوْقِي، وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي.

All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ.

O Allah! Të kërkoj të më falësh dhe të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë.

Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh. Shih “Sahih Ibën Maxheh” 2/332.

1 herë

اللَّهُمَّ عَالِمَ الغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَاطِرَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضِ، رَبَّ كُلِّ شَيْءٍ وَمَلِيكَهُ، أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ نَفْسِي، وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطانِ وَشِرْكِهِ، وَأَنْ أَقْتَرِفَ عَلَى نَفْسِي سُوءاً، أَوْ أَجُرَّهُ إِلَى مُسْلِمٍ.
All-llãhumme ‘ãlimel ġajbi wesh-shehãdeti Fãṭiras-semãwãti wel erḍi, Rabbe kul-li shej’in we melĩkehu, eshhedu en lã ilãhe il-lã Ente, e’ũdhu bike min sherri nefsĩ, we min sherrish-shejṭãni we shirkihi, we en eḳterife ‘alã nefsĩ sũen ew exhurr-rrahu ilã muslim.
O Allah! Njohës i së fshehtës dhe së dukshmes, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot dhe Sundues i çdo gjëje! Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet përveç Teje! Më mbroj nga e keqja e vetvetes, nga e keqja e shejtanit dhe thirrja e përpjekja e tij për të bërë shirk (ose: nga kurthi i tij), si dhe që të mos i bëj vetes keq e as ndonjë muslimani!
Tirmidhiu dhe Ebu Davudi “Sahih Et-Tirmidhi” 3/142.

1 herë

بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
Bismil-lãhil-ledhĩ lã jeḍurr-rru me’asmihi shej’un fil erḍi we lã fis-semãi we huwes-Semĩ’ul ‘Alĩm.
Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut nga çdo keqbërës, emër ky me përmendjen e të cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në tokë dhe asnjë sprovë që zbret nga qielli! Allahu është ai i Cili i dëgjon të gjitha thëniet dhe i di të gjitha gjendjet!

Kush e thotë këtë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë.

Ebu Davudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibën Maxhe dhe Ahmedi. Shih “Sahih Ibën Maxhe” 2/332), Ibën Bazi në “Tuhfetul-Ahjar” fq.39, (senedi hasen)

3 herë

رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبًّا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا، وَبِمُحَمَّدٍ (صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ) نَبِيًّا
Raḍĩtu bil-lãhi Rabben, we bil islãmi dĩnen, we bi Muḥammedin (ṣal-lallãhu ‘alejhi we sel-leme) nebijjen.
Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin (lavdërimi dhe paqja qofshin për të) si Pejgamber

Kush e thotë këtë çdo mëngjes dhe mbrëmje tri herë është obligim i All-llahut që ta kënaq atë ditën e Kijametit.

(Ahmedi 4/337, Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr:4, Ibën Sunnijj nr:68, Ebu Davudi 4/418 dhe Tirmidhiu 5/465. Ibën Bazi në “Tuhfetul-Ahjar” fq.39 (hadith hasen).

3 herë

يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغيثُ أَصْلِحْ لِي شَأْنِيَ كُلَّهُ وَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ.
Jã Ḥajju, jã Ḳajjũmu bi raḥmetike esteġĩthu, aṣliḥ lĩ she’nĩ kul-lehu, we lã tekilnĩ ilã nefsĩ ṭarfete ‘ajnin.
O i Gjallë e i Përjetshëm! O Mbajtësi i gjithçkaje! Me mëshirën Tënde të kërkoj ndihmë! Rregulloji të gjitha punët e mia dhe mos më lër të mbështetem në veten time as sa një hapje e mbyllje e syrit!
Sahih sipas Hakim, e ka pëlqyer edhe Dhehebiu 1/545. Shih “Sahihut-tergib vet-terhib” 1/273

1 herë

أَصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَ هَذَا اليَوْمِ: فَتْحَهُ، وَنَصْرَهُ، وَنورَهُ، وَبَرَكَتَهُ، وَهُدَاهُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا فِيهِ وَشَرِّ مَا بَعْدَهُ.
Aṣbaḥnã we aṣbaḥal mulku lil-lãhi rabbil ‘ãlemĩn, All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajra hãdhel jewmi : fet’ḥahu we naṣrahu we nũrahu we beraketehu we hudãhu, we e’ũdhu bike min sherri mã fĩhi we sherri mã ba’ëdehu.

U gdhimë dhe ndërkohë sundimi mbi gjithçka i përket vetëm Allahut! O Allah! Unë të lutem të më japësh të mirën që krijohet a që zbret në këtë ditë, të më mundësosh realizimin e qëllimit dhe triumfin mbi armikun, të më japësh dritë (dije të dobishme dhe punë të mira), të më begatosh (me rrizk hallall) dhe të më udhëzosh! Kërkoj të më mbrosh nga e keqja që ndodh në këtë ditë dhe e keqja që do të ndodhë në ditët pas saj!

Ebu Davudi 4/322; (isnad hasen) Sh. dhe A. Arnauti. Shih “Zadul-Me’ad” 2/273.

1 herë

أَصْبَحْنا عَلَى فِطْرَةِ الْإِسْلَامِ، وَعَلَى كَلِمَةِ الْإِخْلَاصِ، وَعَلَى دِينِ نَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ (صلى الله عليه وسلم)، وَعَلَى مِلَّةِ أَبِينَا إِبْرَاهِيمَ، حَنِيفًا مُسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشرِكِينَ.
Aṣbaḥnã ‘alã fiṭratil Islãm, we ‘alã kelimetil iḣlãṣ, we ‘alã dĩni nebijjinã Muḥammedin (ṣal-lallãhu ‘alejhi we sel-leme), we ‘alã mil-leti ebĩnã Ibrãhĩme ḥanĩfen muslimen, we mã kãne minel mushrikĩn.
U gdhimë në natyrshmërinë islame, në thënien e sinqeritetit (La ilahe il-lall-llãh), në fenë e nebij-it (lajmëtarit) tonë Muhamedit (lavdërimi dhe paqja qofshin për të), si dhe në besimin monoteist të pastër të babait tonë Ibrahim, i cili ka qenë larg besimeve të kota, i nënshtruar ndaj Allahut dhe nuk ka qenë prej idhujtarëve
Ahmedi 3/406-407, Ibën Sunnijj në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr: 34 “Sahih El-Xhami’u” 4/209.

1 herë

لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ.
Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.
S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!
Pejgamberi ﷺ thotë: “Kush e thotë këtë njëqind herë në ditë, atij do t’i jepet shpërblimi sikur të ketë liruar dhjetë skllevër, do t’i shkruhen njëqind të mira, do t’i fshihen njëqind të këqija, atë ditë do të jetë i mbrojtur nga shejtani deri në mbrëmje dhe askush nuk ka bërë punë më të mirë se ky person, me përjashtim të atij që e ka thënë më tepër. (Buhariu dhe Muslimi).

100 herë

سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ: عَدَدَ خَلْقِهِ، وَرِضَا نَفْسِهِ، وَزِنَةَ عَرْشِهِ، وَمِدَادَ كَلِمَاتِهِ.
Subḥãnall-llãhi we biḥamdihi, ‘adede ḣalḳihi, we riḍã nefsihi, we zinete ‘arshihi we midãde kelimãtihi.
Them shprehjen e lartësimit se Allahu është pa të meta dhe i bëj lavdi Atij: aq sa numri i krijesave të Tij, aq sa pëlqen Ai, aq sa peshon arshi i Tij, aq sa numri i shumtë dhe i pafundmë i fjalëve të Tij
Muslimi 4/2090.

3 herë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ عِلْمًا نَافِعًا، وَرِزْقًا طَيِّبًا، وَعَمَلًا مُتَقَبَّلًا.
All-llãhumme innĩ es’eluke ‘ilmen nãfi’an, we rizḳan ṭajjiben, we ‘amelen muteḳabbelen.
O Allah! Unë të kërkoj dije të dobishme, rrizk (furnizim) të mirë e të këndshëm dhe punë të pranuar!
Ibën Sunnijj në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr: 54 Ibën Maxheh nr: 925; Isnadin e këtij hadithi e kanë bërë të mirë (hasen) Sh. dhe A. Arnauti “Zadul-Me’ad” 2/375.

1 herë

أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ وَأَتُوبُ إِلَيْهِ.
Estaġfirull-llãhe we etũbu ilejhi!
Allahut i kërkoj falje për gjynahet dhe tek Ai kthehem me pendim!
Buhariu “Fet-hul-Bari” 11/101.

100 herë

اللَّهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ عَلَى نَبيِّنَا مُـحَمَّدٍ.
All-llãhumme ṣal-li we sel-lim ‘alã nebijjinã Muḥammed.Estaġfirull-llãhe we etũbu ilejhi!
O Allah, bëj salavat dhe selam Profetit tonë Muhamedit
Pejgamberi ﷺ thotë: «Kush çon dhjetë herë salavatë për mua kur të gdhihet dhe dhjetë herë kur të ngryset, do të arrijë ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.» Tabarani (Sahih Tergib ve Terhib).

10 herë